Xhorxho Furlani i është përgjigjur gazetarëve të pranishëm në dalje të zyrave të Ligës italiane, për shortin e “play-off”-ve të Ligës së Europës ku kuqezinjtë do të luajnë kundër Ren.
“Jam indiferent për rivalin. Nëse duam të shkojmë dhe të fitojmë një turne si Liga e Europës, kushdo rival do të ishte mirë, fundja të gjithë duhet të përballen. Për momentin shijoj suksesin ndaj Monzës, edhe pse humbëm përsëri lojtarë prej dëmtimeve”, tha administratori i deleguar i “djallit”.
Si përgjegjës kryesor për merkaton, ai komentoi edhe mundësinë e blerje të ndonjë lojtari gjatë hapësirë së janarit. Lidhur me ëktë argument, Kardinale shtoi: “Nuk është e lehtë, po punojmë për të pasur sa më pak dëmtime. Për fat të mirë, të rinjtë që erdhën patën shanset e tyre dhe kanë dhuruar momente të shkëlqyera. Dëmtimi i Pobegës nuk na shton nevojën për merkato, teksa për Gabian nuk kemi folur kurrë”.
PANORAMASPORT.AL