Saturday, 31. January 2026
Sport

Momente tmerri për portierin e PSG-së, merret peng së bashku me gruan dhe fëmijët nga hajdutët që iu futën në shtëpi

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i tretë i PSG-së, Aleksandre Letelie, jetoi një makth të vërtetë ku së bashku me familjen e tij ranë pre e një grabitjeje nga tre hajdutë, që hynë në shtëpinë e tij në Yvelines.Alexandre Letellier (PSG) et sa famille victimes d'un cambriolage - L'Équipe

Krahas bastisjes në shtëpi nga kriminelët, portieri u mor peng, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij 2 dhe 6 vjeç nën kërcënimin me thikë. Në Francë raportojnë se një nga hajdutët ka goditur në fytyrë edhe gruan e tij.

Hyrja e hajdutëve ka bërë që të bjerë alarmi, i cili ka sinjalizuar menjëherë policinë, që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të kapë kriminelët e t’i arrestojë. Ata janë dy të mitur, 16 vjeçar dhe një më i rritur 21 vjeç

Në vend është gjetur edhe një thikë, me gjasë ajo e përdorur për të kërcënuar familjen, por gjithçka do të duhet të konfirmohet pas përfundimit të hetimeve. Një punonjës policie, ndër të tjera ka mbetur i plagosur në gju gjatë arrestimit të tre hajdutëve.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: