Interi mund të buzëqeshë pas hedhjes së shortit të 1/ 8-ave, i vetëdijshëm se pas përfundimit në vendin e dytë mund të kishte shkuar shumë më keq, por zikaltrit e dinë mirë se nuk do ta kenë rrugën e shtruar, përballë Atletikos së Madridit dhe Diego Simeones.
STATISTIKAT
– I vetmi precedent mes Interit dhe Atletiko Madridit në një ndeshje zyrtare ishte finalja e Superkupës së Europës 2010, e fituar nga spanjollët 2-0.
– Atletiko Madrid do të jetë kundërshtari i gjashtë spanjoll i ndryshëm që do të përballet Interi në Ligën e Kampioneve, pas Real Madridit, Barcelonës, Valencias, Vijarealit dhe Real Sociedadit.
– Interi do të luajë të paktën katër ndeshje kundër kundërshtarëve spanjollë në një edicion të vetëm të Ligës së Kampioneve, për herë të parë që nga viti 2009/10 (4 kundër Barcelonës me atë rast).
– Interi ka fituar vetëm 1 nga 13 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve spanjollë në Ligën e Kampioneve (kundër Barcelonës më 4 tetor 2022), ndërsa ka barazuar 4 dhe ka humbur 8.
– Interi është kualifikuar në 2 nga 4 rastet, në të cilat është përballur me kundërshtarët spanjollë në fazën eliminatoretë Ligës së Kampioneve (në 2002/03 kundër Valencias dhenë 2009/10 kundër Barcelonës).
– Atletiko Madrid ka luajtur 14ndeshje në Ligën e Kampioneve kundër rivalëve italianë, gjithmonë nën drejtimin e Diego Simeones, dy prej të cilave në edicionin aktual kundër Lacios. “Colchoneros” kanë humbur vetëm në 3 raste, duke fituar 7 dhe barazuar 4.