• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dashuri e përjetshme mes Mylerit dhe Bajernit, sulmuesi rinovon me bavarezët deri në verën e 2025-ës

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes Tomas Mylerit dhe Bayern Mynihut duket se ka një dashuri të përjetshme. Sulmuesi gjerman ka arritur një marrëveshje të re me kampionët e Gjermanisë, kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2025. Lajmi është publikuar fillimisht nga vetë klubi bavarez në llograinë zyrtare në rrjetet sociale.

myler

Myler ka një jetë që luan me kampionët e Gjermanisë, pikërisht që nga viti 2000 me të rinjtë për të vazhduar më pas me skuadrën e parë. Ai numëron 32 trofe, 684 ndeshje, 237 gola të shënuar dhe 261 asiste në “Allianz Arena”.

“FC Bajern ka zgjatur kontratën e Tomas Myler me një sezon të mëtejshëm deri më 30 qershor 2025. Sulmuesi fillimisht iu bashkua klubit në moshën 10-vjeçare nga TSV Pahl, duke ardhur nga radhët e të rinjve dhe duke bërë debutimin e tij për ekipin e parë në 2008-ën”, thuhet në komunikatën e klubit.

 

Pas rinovimit, presidenti Herbert Hainer tha: “Tomas Myler i përket FC Bajern si Frauenkirche në Mynih. Ai ka lindur jashtë qytetit, është rritur në këtë klub dhe tashmë është një legjendë ndërsa luan ende. Shumë pak lojtarë e arrijnë këtë. Karriera e tij është e mbushur me rekorde në librat e historisë.  Bajern është formuar nga shumë njerëz dhe nuk do të ketë më kurrë një lojtar si Tomas Myler”.

Ndërsa sulmuesi 34-vjeçar, pas rinovimit të kontratës u shpreh: “Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bajernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub. Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur.

Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sheikët duan Brojën, Newcastle synon të marrë sulmuesin “kuqezi” në janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.