Mançester Siti do të ketë shansin këtë javë të fitojë trofeun e 5-të të vitit, teksa ka siguruar praninë në finalen e Botërorit të Klubeve. Anglezët mundën me shifrat 3-0 Urava Reds të Japonisë dhe do të luajnë ndeshjen e fundit ndaj brazilianëve të Fluminense.
Ashtu siç pritej, ndeshja u dominua plotësisht nga skuadra e Pep Guardiolës, e cila krijoi më shumë shanse për shënim dhe kishte kontrollin e sfidës. Megjithatë, goli i parë do të ishte vetëm një autogol i Hoibraten në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Në fillimin e të dytës, ishte Kovaçiç ai i cili çoi shifrat në 2-0 me një gjuajtje në kufijtë e zonës, ndërsa në minutën e 59, Bernardo Silva vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.
Finalja ndaj Fluminense do të luhet këtë të premte, në orën 19:00 dhe për ekipin e Guardiolës do të jetë një mundësi për të fituar për herë të parë këtë trofe ndërkombëtar.
AUTOGOLI I HOIBRATEN (VIDEO)
GOLI I KOVAÇIÇ (VIDEO)
GOLI I BERNARDO SILVA (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL