• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtarizohet bonusi i qeverisë, 200 milionë lekë për Kombëtaren e Shqipërisë

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për Ekipin Kombëtar shqiptar të futbollit.

Në fletoren zyrtare është pasqyruar këtë të hënë një akt i ri normative, që tregon akordimin e shumës së përmendur për Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në kampionatit europian.

“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në fletoren zyrtare, njofton SS.

Presidenti ka dekretuar vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë fond, që tashmë mbetet për tu parë se si do ti shërbejë Kombëtares së Shqipërisë. Ekipi kombëtar arriti që të zinte vendin e parë në grupin E në kualifikueset e kampionati europian, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë do të luajnë verën e ardhshme me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në fazën e grupeve të europianit që do të luhet në Gjermani.

Next Post

Mainzi befason Dortmundin në 'Signal Iduna Park'

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.