Saturday, 31. January 2026
Sport

Mainzi befason Dortmundin në ‘Signal Iduna Park’

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mainz ka marrë pikë në stadiumin “Signal Iduna Park”, duke luajtur baras 1:1 me Dortmundin.

Futbollisti Brandt në minutën e 29-të ka shënuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë. 

Ai nga rreth 20 metra ka shënuar në këndin e epërm dhe 1:0 për Dortmundin. 

Mysafirët barazuan me golin e van den Berg në minutën e 43-të. 

Pas javës së 16-të në Bundesliga I, Dortmundi renditet në vend të 5-të me 27 pikë e Mainz në të 15-tin me 10 sosh.

Teilen: