Friday, 30. January 2026
Sport

VIDEO/ Eliminimi nga Kupa e Italisë, Osimhen “tërbohet” me shokët e skuadrës

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Në përfundimin e sfidës së djeshme, ku Napoli humbi 0-4 nga Frosinone dhe kështu duke u eleminuar nga Kupa e Italisë, Victor Osimhen nuk e ka përjetuar mirë këtë disfatë dhe eliminimin nga 1/16 të Kupës së Italisë.

Siç raportohet nga “Sportmediaset”, pasi hoqi maskën nga fytyra, sulmuesi nigerian fillimisht u gjunjëzua në fushë nga zhgënjimi, më pas iu afrua pankinës dhe filloi një debat me Ostigard dhe me shokët e tjerë të skuadrës duke treguar zhgënjimin për humbjen e rëndë./h.ll/abcnews.al

Teilen: