Avancimi i aventurës së Tomas Mylerit me Bajernin deri në vitin 2025, të bën të kuptosh se me shumë gjasa, kjo do të jetë “kontrata e lamtumirës” për sulmuesin 34-vjeçar, marrë në konsideratë konkurrencën e ashpër në ekip dhe minutat me pikatore në drejtimin e Tomas Tuhelit. Më poshtë po ju prezantojmë momentet pikate të Mylerit në klubin e zemrës, Bajernin:
– Shënoi golin e parë në Bundesligë kundër rivalit më të madh në Gjermani, Borusia Dortmund, saktësisht në moshën 19-vjeçare, 11 muaj e 30 ditë, pasi hyri në lojën pjesën e dytë (dopietë), 12 shtator 2009.
-Myleri fitojë titullin e parë me bavarezët në moshën 20- vjeçare, sezonin 2009-2010, e cila i hapi rrugën një sërë titujsh të tjerë.
– Festimi me grushtin lartë nga “plakushi” i Bajernit e ka zanafillën prej vitit 2008, periudhë kur Myleri festoi golin në këtë formën me rezervat. (Bajern-Union Berlin).
– Rekordmenët nga Mynihu kishin shansin e artë të shpalleshin Kampionë të Europës në finalen e Champions-it kundër Çelsit në “Allianz Arena”, por goli i Mylerit, i pari në një finale kaq prestigjioze nuk shërbeu, pasi ata u mposhtën nga pika e bardhë e penalltive. Gjithsesi, pritja do të merrte fund në vitin pasues, ku ata e hipotekuan trofeun në finalen gjermane me Dortmundin.
– Cikli 2015-2016 rezulton si më frytdhënësi i Tomas Mylerit në kampionat sepse shënoi 20 gola.
– Goli i Xhamal Musialës në limitet e kohës së rregull ndaj Këlnit i mundësoi Bajernit titullin e 11-të radhazi në Bundesligë, por të njëjtën numër medaljesh ka marrë edhe Myleri si pjesë e tyre, çka e bën të vetmin në Top-5 ligat kryesore që shpallet kampion në seri kaq të gjatë.
PANORAMASPORT.AL