• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhemail i gatshëm t’i bashkohet stafit të kombëtares zvicerane

20/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti, Blerim Xhemaili, ka folur për të ardhmen pas pensionimit nga futbolli.

37-vjeçari vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Ai nuk e ka mohuar dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Helvetikëve”.

“Nuk do ta përjashtoja këtë. Sigurisht që do të dëgjoja nëse Federata dëshiron të flasë me mua. Jam i hapur për bisedime nga janari”, ka thënë Xhemaili në një intervistë për “Blick”.

Ai ka folur edhe për ecurinë e Kombëtares Zvicerane para Evropianit.

“Është e drejtë të vihet në dyshim puna e Yakinit. Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë mendoj se është e drejtë të vazhdohet me Yakinin. E meriton ta drejtojë Zvicrën në Evropian, sidomos pas kualifikimit të bujshëm në Botëror një vit më parë”, ka theksuar Xhemaili.

Xhemaili po ashtu ka folur për mundësin e të bërit trajner.

“Trajneri u argëtua shumë me lojtarët e rinj. Kjo më bëri të mendoj. Nuk kam dashur kurrë të bëhem trajner. Por tani mund ta imagjinoja edhe këtë. Kam vizituar klube të ndryshme në Evropë në muajt e fundit dhe kam folur me trajnerë dhe drejtorë sportivë për të marrë njohuri. Për momentin jam duke përfunduar shtëpinë time afër Cyrihut dhe nga janari do të jem i hapur për projekte interesante”. /Lajmi.net/

Next Post

Prej 1 viti prapa hekurave, Dani Alves rrezikon dënimin e lartë në rast se shpallet fajtor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.