Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të vendosë përballë Interin dhe Atletikon e Madridit, pra Simone Inzagin dhe Diego Simeonen, dy ish-shokë skuadre te Lacio që kanë folur me vlerësim maksimal për njëri-tjetrin. Për “La Gazzetta dello Sport” ama, ka folur “profesori” i dyshes, suedezi Sven Goran Erikson që i ka stërvitur të dy te bardhekaltrit dhe ka dalluar që atëherë tiparet e tyre.
Inter kundër Atletikos, Inzagi kundër Simeones. Cila skuadër kalon?
Nuk kam ende fuqinë për të parashikuar të ardhmen, por kjo ndeshje është veçanërisht e ekuilibruar sepse skuadrat janë të barabarta dhe të dyja kanë qenë tashmë afër fitimit të trofeut. Dhe pastaj, ata të dy kanë dy trajnerë të mëdhenj. Ata janë të ndryshëm në stil, por të suksesshëm dhe inovatorë.
Ja pra, janë dy nxënës të shkollës suaj. Çfarë tipash ishin?
Nuk mund të kesh asnjë dyshim për Diegon, ai ishte një trajner i gatshëm. Nuk është e vërtetë që është me tipare mbrojtëse sepse ka këmbëngulje dhe organizim të madh, përndryshe nuk do të kishte mundur të fitonte dy herë një kampionat në të cilin ishin përfshirë Real Madridi dhe Barcelona. Nga ana tjetër, Simonen e mbaj mend si një djalë të vendosur dhe këmbëngulës, por edhe të ndjeshëm dhe kurioz. Studionte gjithçka, dinte mirë se kush do ta markonte dhe karakteristikat e secilit lojtar. Ndoshta dukej e paracaktuar, por doli shkëlqyeshëm.
Çfarë mendoni për Interin këtë vit?
Ka një identitet të saktë që i dha trajneri, shpresoj të fitojë këtë kampionat që po ndjek dhe të cilin e meriton. Në Ligën e Kampioneve, megjithatë, jam duke u përpjekur për një ndeshje të mirë dhe të luftuar. Vetëm një mes Diegos dhe Simones, do të ecë përpara, por shpresoj që në karrierën e tyre të dy të mund të përjetojnë gëzimin e fitimit të kupës më të rëndësishme në Evropë.
Jo vetëm sisteme të shkëlqyera mbrojtëse, këto 1/8-a janë gjithashtu një duel midis super sulmeve. Çfarë mendoni?
Unë shoh që Lautaro po shënon pa ndërprerje në Itali, kush e di se ku do të arrijë? Të gjithë e njohim talentin e Grizmanit, por le të fokusohemi te sulmuesit: Turam është një surprizë, të gjithë kujtuam babanë e tij që ishte një mbrojtës i madh, ndërsa ai është një sulmues modern dhe i kompletuar. Morata është gjithashtu shumë i rrezikshëm në këtë ekip të Atletikos.
PANORAMASPORT.AL