Friday, 30. January 2026
Sport

Debati mes presidentit të federatës spanjolle dhe atij të Barçës. Tebas-Laportës: Harroje Super Ligën Europiane!

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Ligës Profesioniste Spanjolle (La Liga), Havier Tebas, i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Barcelonës, Joan Laporta në lidhje me Super Ligën Europiane.

spanj

Të hënën Laporta deklaroi se Super Liga Europiane pritet të jetë në këmbë në harkun e dy viteve. Por përgjigja nga Tebas nuk ka vonuar. “Këto ditë kam parë një fushatë të gjerë në lidhje me atë që ata e quajnë Super Liga Europiane. Me sa duket sepse po afron data 21 dhjetor kur do të jepet vendimi përfundimtar i gjykatës europiane. E kam të qartë se nuk do të jetë ashtu siç thonë ata.

E shoh tërësisht të pamundur realizimin e këtij projekti. Unë nuk do ta shoh këtë kompeticion të ri as për dy vjet, as për katër, gjashtë apo tetë vjet”, deklaroi Tebasi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: