Monday, 30. March 2026
Sport

Vendimi mbi Super Ligën, reagon La Liga: Model egoist, futbolli europian ka folur…

GS 21/12/2023 1 Min. Lesezeit

Super Liga Europiane fitoi kundër UEFA-s dhe FIFA-s në gjyqin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me klubet nismëtare që nuk do të dënohen nga dy organet më të mëdha të futbollit botëror.

super liga la liga

Për këtë gjë ka reaguar menjëherë La Liga, e cila është sërish kundër këtij projekti të nisur nga dy klubet e saj më të mëdha, Reali i Madridit dhe Barcelona.

“Sot më shumë se kurrë kujtojmë që Super Liga është një model egoist dhe elitar. Çdo format që nuk është plotësisht i hapur, me akses të drejtpërdrejtë, vit pas viti, nëpërmjet ligave vendase, është një model i mbyllur. Futbolli europian tashmë ka folur. Mos insistoni”, shkruan La Liga në faqen zyrtare të “X”, ku në fund e mbyll me “Fitojeni në Fushë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: