Palmeiras është gati t’i dhurojë Europës një tjetër xhevahir, pas Endrik që verën e ardhshme do të transferohet te Real Madrid. Fjala është për Estevao Uillian Almeida de Oliveira Goncalves, ose shkurt Mesinjo.
16-vjeçari këtë sezon debutoi me ekipin e parë të Palmeiras. Pas tij janë Real Madrid, PSG, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Arsenal dhe Çelsi. Por sulmuesi ka një preferencë dhe ajo është Barcelona.
Ai ëndërron të bëjë karrierën në Katalonjë dhe në të ardhmen të sfidojë pikërisht mikun e tij Endrik që do të jetë pjesë e Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL