Monday, 26. January 2026
Sport

Si kuotohen skuadrat në sfidën Juventus – Roma?

GS 30/12/2023 1 Min. Lesezeit

Një ndeshje e madhe për mbylljen e vitit 2023 në Serinë A është ajo mes Juventusit dhe Romës, një ngjarje që vlen shumë për renditjen e të dyja skuadrave.

Bardhezinjtë po ndjekin Interin në krye të klasifikimit, ndërsa verdhezinjtë duan një vend në Ligën e Kampioneve dhe një fitore do të ishte thelbësore për të dyja.

Dhe është pikërisht suksesi i Juventusit ai që parashikojnë kompanitë europiane të basteve.

Fitorja e skuadrës së Alegrit në “Allianz” ka zbritur nën 2, ndërsa koeficienti që parashikon suksesin e djemve të Murinjos në transfertë luhet mes 4 dhe 4.25.

Barazimi është llogaritur 3 nga personat që përcaktojnë koeficientët.

Teilen: