“Gjithçka negative që po ndodh këtë sezon është për fajin tim. I marr përsipër të gjitha përgjegjësitë”.
Është kjo deklarata e dhënë sot nga presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, pas barazimit pa gola që kampionët e Italisë arritën ndaj Monza në shtëpinë e tyre. një rezultat zhgënjyes, me tifozët që vërshëllyen skuadrën e tyre.
“U kërkoj ndjesë tifozëve napoletanë për pozicionin që kemi në renditje. Kampionati është i gjatë djhe do të ndërhyjmë në merkato për të rikuperuar kohën e humbur”, tha më tej De Laurentiis.
Ai ka kritikuar gjyqtarët e ndeshjes: “Shoh se po luhet regbi e jo futboll ndaj nesh dhe nuk ndërhyhet nga gjyqtarët. Ndaj nesh gjykimet kanë qenë të njëanshme.
Ndoshta gjyqtarët vrapojnë shumë dhe shohin fantazma në fushë. Le të ndryshojnë edhe gjyqtarët sic bëjnë lojtarët”.