Ka përfunduar ndeshja mes Luton dhe Chelseat, ku ky i fundit e ka mbyllur vitin 2023 me fitore dhe në vendin e 10 në Premier Ligë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kenilworth Road”, Chelsea e ka mposhtur Lutonin me rezultat të ngushtë 3:2.
Golat për Chelsea i shënuan Cole Palmer (minuta e 12’ dhe 70’) dhe Noni Madueke (minuta e 37’), kurse te Luton golashënues ishin Ross Barkley (minuta e 80’) dhe Elijah Adebayo (minuta e 87’).
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10, krahas Lutonit që renditet i 18 me 15 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Chelseat.