Monday, 26. January 2026
Sport

Interi shpërblen Darmian me kontratë të re

GS 30/12/2023 1 Min. Lesezeit

Matteo Darmian edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e tij të re te Interi, duke e vazhduar aventurën e tij edhe më tej me “Nerazzurët”.

34 vjeçari italian iu bashkua Interit në verën e vitit 2021 nga Parma në një marrëveshje që kapi shumën e 3.3 milionë eurove.

Darmian e ka treguar vetën dhe ka bindur që të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, ku deri tani ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 140 ndeshje në të gjitha garat.

Siç u konfirmua sot, Darmian zyrtarisht e ka nënshkruar kontratën e tij të re me Interin, që do ta mbajë atë në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2025.

Teilen: