Monday, 26. January 2026
Sport

LIVE JUVENTUS-ROMA/ Drithërima në portën e Sheznjit, shtylla shpëton bardhezinjtë (VIDEO)

GS 30/12/2023 1 Min. Lesezeit

Juventus-Roma është suspersfida që mbyll javën e 18 të Serisë A, por edhe ndeshjet e këtij kampionati për vitin 2023.

juve roma

Të dy skuadrat kanë objektiva të rëndësishëm në këtë sezon dhe duan me çdo kusht tre pikët në këtë përballje shumë të rëndësishme për luftën për titull dhe Champions.

Në radhët e bardhezinjve, Alegri ka konfirmuar titullar talentin Jilldiz. Ndërsa nga ana tjetër, Murinjo ka rikuperuar edhe Dibalan, duke e hedhur në fushë përkrah Lukakut nga minuta e parë.

LIVE JUVENTUS-ROMA 0-0

NGJARJET KRYESORE

9’ Vlahoviç mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur për të çuar sferën në portë. (VIDEO)

4’ Shtyllë për Romën! Pas një harkimi në zonë, Kristante gjuan me forcë por topi devijohet dhe shkon në shtyllën në të majtë të Sheznjit. (VIDEO)

1′ Nis dueli i Torino.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2): Sheznjki; Gati, Bremer, Danilo; Ueah, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: Masimiliano Alegri

Roma (3-5-2): Rui Patrisio; Mançini, Jorente, Ndika; Kristensen, Kristante, Paredes, Bove, Zalevski; Dibala, Lukaku.
Trajner: Zhoze Murinjo

PANORAMASPORT. AL

Teilen: