Milani gati të mbushë arkat, 22 milionë euro drejt kuqezinjve për dështimin e sezonit të kaluar
Sharl De Ketelare erdhi me bujë të madhe te Milani në verën e 2022-shit, por nuk arriti dot të shkëlqente me fanellën kuqezi.

Për këtë arsye, “djalli” u detyrua që ta largonte verën e kaluar, me belgun që u huazua te Atalanta. Në urdhrat e Gasperinit, duket se De Ketelare ka rigjetur veten, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 21 ndeshje.
Këto shifra kanë bindur drejtuesit që të aktivizojnë kartonin për të blerë belgun, duke i dërguar 22 milionë euro në arkat e klubit të Milanit.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: