Saturday, 24. January 2026
Sport

Murinjos i realizohet dëshira, Roma transferon talentin e Juventusit

GS 05/01/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo prej kohësh dëshironte një mbrojtës në këtë merkato dhe drejtuesit e klubit ja kanë realizuar këtë dëshirë.

LUCCA, ITALY - DECEMBER 06: Dean Huijsen of Juventus Next Gen during the Serie C match between Lucchese and Juventus Next Gen at Stadio Porta Elisa on December 06, 2023 in Lucca, Italy. (Photo by Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Roma ia ka dalë të gjejë akordin me Juventusin për të transferuar në Olimpico, të riun Dean Huijsen. 18-vjeçari nga Holanda do të kalojë në Romë falë formulës së huazimit pa të drejtën e blerjes së kartonit dhe do të qëndrojë me verdhekuqtë deri në qershor.

Para se të kryhen të gjitha procedurat e mbrojtësi të niset për në kryeqytet, ai do të firmosë rinovimin e kontratës me Juventusin. Një kontratë që do ta mbajë të lidhur me bardhezinjtë deri në vitin 2028.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: