Saturday, 24. January 2026
Sport

ZYRTARE/ Vjen goditja e parë në merkaton e janarit, Interi prezanton anësorin kanadez

GS 05/01/2024 1 Min. Lesezeit

Tazhon Bjukanen është goditja e parë e Interit këtë merkato dimri.

bjukanen

Anësori kanadez është prezantuar nga klubi zikaltër pasi kaloi me sukses testet mjekësore.

Ai vjen si një forcë e shtuar për krahun e djathtë të mesfushës, pasi Huan Kuadrado nuk jep më garanci pas dëmtimeve të shumta që ka kaluar këtë sezon.

24-vjeçari vjen nga skuadra e Klub Bryzh, me belgët që përfituan 7 milionë euro nga ky operacion.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: