Wednesday, 6. May 2026
Sport

Udhëtuan 14 mijë kilometra për të humbur 12:0,

GS 06/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e Kupës së Francës, kanë regjistruar çudira të shumta ditën e sotme.  

Lille e Edon Zhegrovës u tregua e pamëshirshme teksa shpartalloi me rezultatin 12:0 amatorët e Golden Lyon, të cilët udhëtuan plot 14 mijë kilometra vajtje-ardhje, për t’u përballur me Lillen, duke regjistruar këtë humbje turpëruese.  

Ky duel ishte i vlefshëm për fazën e 1/32 të Kupës së Francës, teksa Golden Lyon është një skuadër nga Martinika franceze.  

Ndërkohë në një duel tjetër të Kupës, mes skuadrave amatore, u regjistrua në penallti qesharake në versionin “alla Panenka”.

Teilen: