Tuesday, 24. March 2026
Sport

Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti shqiptar arrin akordin me skuadrën e Bundesligës

GS 08/01/2024 1 Min. Lesezeit

Hap i rëndësishëm në karrierë, futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Muslija, pas dy sezoneve fantastike te Paderborni në Bundesligën 2, tashmë do të transferohet te Frajburgu në elitën e futbollit gjerman.  

Muslija

Sipas raportimeve të fundit, Paderborni tashmë ka pranuar ofertë zyrtare nga Frajburgu dhe Muslija ka rënë dakord për kushtet personale.

florent muslija

Vlen të theksohet fakti se klubi i elitës gjermane merr pjesë edhe në Ligën e Europës këtë sezon.  25-vjeçari Muslija është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku numëron 25 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: