Tuesday, 5. May 2026
Sport

Vjen Djalo, ikën Kean

GS 09/01/2024 1 Min. Lesezeit

Juventusi po lëviz në merkato. Bardhezinjtë planifikojnë një afrim të ri dhe një largim nga skuadra në këto ditë të para të janarit.

Cristiano Giuntoli ka nisur lëvizjet e para në merkato dhe bardhezinjtë janë shumë pranë blerjes së Tiago Djaló nga Lille.

Juventusi arriti të mposhtë rivalët e Interit për transferimin e mbrojtësit portugez. Po negociohen detajet e fundit mes palëve dhe pritet që lojtari të firmosë një kontratë 4 vite e gjysmë me “zonjën e vjetër”.  

Është arritur marrëveshja me Lille, që do të marrë menjëherë 3.5 milionë euro dhe do të ruajë 10% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.

Allegri mirëpret një lojtar të ri, por bëhet gati për të humbur një lojtar në repartin e avancuar.

Për shkak të shpërthimit të Yıldız, Moise Kean është drejt largimit nga Torino (në formë huazimi).

Monza dhe Fiorentina janë dy skuadrat që kanë shfaqur interes për sulmuesin.

23-vjeçari kërkon më shumë hapësira, sepse synon një vend në Euro 2024 me Italinë dhe në kampin bardhezi nuk janë kundër largimit të tij.

Teilen: