• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandali Negreira në Spanjë/ Gjyqtarët darkonin me të dhe përfundonin në karaoke

11/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata spanjolle vazhdon të hetojë për skandalin e pagesave të bëra nga Barcelona për ish-shefin e gjyqtarëve, Enrikez Negreira. Siç ka bërë me dije “El Confidencial”, ish-gjyqtarët në La Liga, Antonio Mateu Lahoz, Santiago Latre dhe Pino Zamorano kanë deponuar si dëshmitarë në kuadër të kësaj çështjeje.

barca

Në dëshmitë e tyre, ata vunë në dukje para hetuesve ekzistencën e darkave të arbitrave të organizuara nga klani Negreira në një lokal që ata zotëronin në Barcelonë, si dhe argëtim në karaoke me përfaqësuesin e Negreirës. Këtu përfshihen edhe udhëtimet me makina luksoze nëpër qytet. Deklaratat e Mateu Lahoz, Haime Latre dhe Pino Zamorano i referohen muajit korrik 2023 dhe janë pjesë e përmbledhjes që po hetohet nga Gjykata Hetimore numër 1 e Barcelonës në lidhje me pagesat milionëshe që Barça i ka bërë zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të gjyqtarëve për gati dy dekada.

Mateu Lahoz ka thënë para hetuesve të çështjes se ai ishte në dijeni se kolegët e tij “kanë shkuar për darkë në një restorant të drejtuar nga partneri i Hoze María Enrikez Negreiras”. Lahoz gjithsesi ka përjashtuar veten nga historia duke nënvizuar se nuk e ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e darkës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Final 8” i Kupës së Kosovës – Ky qytet do të jetë nikoqir

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.