Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë shumë nevojë për motivim në “El Clasicon”, që do të luhet të dielën.
Është finalja e Superkupës së Spanjës dhe do të zhvillohet të dielën në Riad të Arabisë Saudite në orën 20:00.
Reali është në formë duke fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit, ndërsa në gjysmëfinale e eliminoi Atletico Madridin.
Për duelin e finales ndaj Barcelonës, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është pajtuar që të dhurojë premi prej 4 milionë eurosh në total.
Këto para do të ndahen për lojtarët dhe stafin drejtues, ka shkruar të premten mediumi spanjoll “Defensa Central”.
Ndërkohë Barcelona, që në gjysmëfinale e eliminoi Osasunan, deri tani ka fituar 6 milionë euro për pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës, aq sa ka fituar edhe Reali.
Përveç kësaj shume të parave, të dyja ekipet do të përfitojnë edhe nga 300 mijë euro për udhëtimin dhe qëndrimin në Arabinë Saudite. Këto para janë paguar nga Federata e Futbollit e Spanjës.
Për kalimin në finale, skuadrat kanë fituar edhe nga 1 milionë euro të tjera.
Pra totali që Barcelona dhe Reali kanë fituar për kalimin në finale janë 7.3 milionë euro.