Sunday, 3. May 2026
Sport

Interi shkatërron Monzën, Asllani 28 minuta

GS 13/01/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka treguar fuqinë e liderit në Monza, duke fituar me rezultat 5:1 në kuadër të javës së 20-të. 

Monza nuk i bëri ballë sulmit si uragan të Interit.

Fitore e thellë e zikaltërve, duke dëshmuar se janë favorit i madh për titull në Itali.

Për Interin shënuan Calhanoglu (12′ – nga penalltia e 60′), Lautaro Martinez (14′ e 84′ – nga penalltia) e Thuram (88′) dhe për Monzën realizoi Pessina (68′ – nga penalltia).

Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 62-të për Interin.  

Interi kryeson me 51 pikë e Monza është në vend të 11-të me 25 sosh.

Teilen: