Sunday, 3. May 2026
Sport

Uzuni titullar, por Granada humb

GS 13/01/2024 1 Min. Lesezeit

Granada nuk ia del të marrë pikë në transfertë me Betisin.

Skuadra e Myrto Uzunit (sulmuesi kuqezi luajti titullar) u mposht 1-0 në “Benito Villamarin”, ku vendosi goli i ish-mesfushorit të Realit të Madridit, Isco në minutën e 76-të.

Për Granadën ishte humbja e 13-të sezonale, ecuri që reflektohet me vendin e parafundit, me vetëm 11 pikë.

Betisi, nga ana tjetër, kthehet te fitorja në La Liga pas pesë ndeshjesh.

Teilen: