Dushan Vlahoviç ka vendosur që të piqet, të rritet dhe të kontrollojë emocionet. Pavarësisht dopietës spektakolare, e cila konfirmon momentin e tij pozitiv, sulmuesi serb i Juventusit qëndron me këmbë në tokë.
“Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë sezonal për ne, sepse ne gjithmonë i përgatisim njësoj ndeshjet që na presin. Duam t’i shkojmë gjërave një e nga një, por edhe pse morëm tri pikë me shumë rëndësi është më mirë që të kthejmë kokën nga ndeshja e radhës.
Çfarë ndjenje është të dëgjosh emrin nga tifozët? Për mua është një ndjenjë e veçantë, elektrizuese dhe jam i lumtur që shënova dy gola. Por ka edhe raste kur tifozët më vënë ndonjëherë në pozitë, por e rëndësishme është që ndaj Sasuolos shkoi mirë për të gjithë.
Për mua ishte e rëndësishme që të fitonim, të merrnim tri pikët, pasi shënoj unë apo dikush tjetër, jam njësoj i lumtur nëse në fund Juventusi fiton. Besojmë te titulli? Në fillim zonën Champions, më pas do të kemi kohë për të bërë llogari të mëtejshme”, përfundoi juventini.
PANORAMASPORT.AL