Monday, 19. January 2026
Sport

Llapi pëson edhe humbjen e dytë në miqësore

GS 17/01/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit ka marr një tjetër humbje në miqësoret që po i zhvillon për fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Llapjanët pësuan nga skuadra elitare e Hungarisë, Kecskemeti me rezultatin 2:0.

Që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pra, kjo ishte miqësorja e dytë e Llapit në Turqi.

Ndeshjen e parë e humbën nga Nasafi i Uzbekistanit  2:1.

Në pranverë, të besuarit e Tahir Batatinës hyjnë nga pozita e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Drita e treta, derisa janë gjashtë pikë larg Ballkanit lider.

Teilen: