• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjithçka zyrtare, Al-Hilal paguan 23 milionë euro për anësorin brazilian

17/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Konsiderohej një nga mbrojtësi më premtues, të krahut të majtë të mbrojtjes, në Evropë, mirëpo prishja e marrëdhënieve, me teknikun, Diego Simeone i kushtoi jo pak anësorit brazilian, Renan Lodi, i cili tashmë pas disa “aventurave”, te anglezët e Nottingham Forest dhe francezët e Marseille, tashmë do të transferohet te “gjigantët” arabë , të Al-Hilal.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare, të klubit, “të mëdhenjtë” e Saudi Pro League kanë zyrtarizuar, këtë të mërkurë afrimin e mbrojtësit brazilian, me bordin e Al-Hilal, që kanë derdhur në arkat e Olympique Marseille shifrën e 23 milionë eurove, ndërsa këtij të fundit i kanë ofruar një kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Mbi këtë transferim, një koment të shkurtër e bëri edhe tekniku i “gjigantëve” arabë, Jorge Jesus, me portugezin, që është tepër i kënaqur me afrimin e ri në skuadër, teksa për mediat menjëherë pas nënshkrimit të Lodi u shpreh se tifozët janë tepër entizuastë për lojtarët, që bordi i skuadrës ka afruar përgjatë këtyre 2 merkatove të fundit.

“Në futboll duhet të vazhdosh të përpiqesh të bëhesh më i fortë dhe nuk ka kohë më të mirë për ta bërë këtë sesa kur fiton trofe. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të përmirësohemi. Kemi sjellë disa lojtarë të mirë dhe mendojmë se tifozët do të jenë entuziastë”,- u shpreh tekniku i Al-Hilal pas zyrtarizmit të afrimit të mbrojtësit 25-vjeçar. /i.m /abcnews.al

Next Post

Dështim prej 65 milionë eurosh, PSG është gati të largojë pas 6 muajsh sulmuesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.