Monday, 19. January 2026
Sport

Ishte shef i bandës që vidhte banesa, arrestohet vëllai problematik i Antonio Kasanos

GS 17/01/2024 2 Min. Lesezeit

Vëllai i Antonio Kasanos, Xhovani, përfundon përsëri në qeli, pasi me sa duket, e ka të vështirë të shkëputet nga bota e krimit. Për të disatën herë, ai ka përfunduar pas hekurave, këtë radhë me akuzën e organizimit dhe drejtimit të një bande që grabiste banesa.

kasano

Ish-futbollisti nuk ka më lidhje me të vëllain kriminel, i lindur nga një lidhje tjetër e babit të tij. Por gjithsesi, emri i tij përfundon gjithmonë në faqet e para të mediave sa herë që Xhovani përfundon i arrestuar për bëmat e tij.

sdffsdsfsfdsfdsdff

I njohur me pseudonimin ”U Curt”, për shkak se është i shkurtër në trup, ai akuzohet këtë radhë nga policia se bashkë me 7 persona të tjerë kanë grabitur disa banesa në Bari dhe provincat rrotull. 53-vjeçari drejtonte bandën e cila u vidhte çelësat e shtëpive personave apo i riprodhonte duke përfituar nga bashkëpunimi me pronarin e një dyqani që kopjonte çelësa.

Hajdutët shfaqeshin në këto banesa me paruke grash dhe me maska anti-Covid. Xhovani ndërkohë ishte përfshirë edhe në ngjarje të tjera pasi disa muaj më parë i ishin sekuestruar pasuri prej rreth 1 milionë eurosh, për aktivitetet e tij të paligjshme si vjedhja, shantazhi apo edhe zhvatje duke përdorur dhunë dhe armë zjarri.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: