• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Kemi ekip që luan me shpirt

17/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak ditë pas Superkupës, Atletico Madrid dhe Real Madrid do të vendosen përsëri përballë njëra-tjetrës, por këtë herë në Kupën e Mbretit, me sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

Në prag të kësaj sfide foli trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti që gjatë konferencës së tij, tregoi se ka pasur një bisedë interesante edhe ish-trajnerin e tij në kohën te Milani, Arrigo Sacchi që njëkohësisht është edhe ish-trajner i Atletico Madrid.

“Më pëlqen atmosfera që kemi në klub dhe në dhomat e zhveshjes. Ky është suksesi, shpirti i fort i ekipit.

Dhe ne po luajmë futboll të mirë, solid dhe me ide të qarta. Këto nuk janë vetëm fjalët e mia, Sacchi mi tha dje në telefon këto, atmosferë e mirë, ekip që luan me shpirt dhe duke një skuadër që bënë një futboll të mirë.

Ne jemi këtu pas një suksesi shumë të rëndësishëm në Superkupë, që për të shkuar te trofeu u përballëm edhe me Atleticon dhe fituam. Vinicius? Më pëlqen ajo që bën, është një lojtar i jashtëzakonshëm. I duhej kohë dhe ja ku jemi, ai është përsëri në formën e tij më të mirë. Valverde?

Ai është thelbësor për ne, por e kam pak të paqartë se ku ai dëshiron të luajë, por unë e di shumë mirë që ai jep maksimumin në çdo pozicion.” – tha fillimisht Ancelotti.

Kjo do të jetë sfida e tretë në këtë sezon kundër Atletico-s, por çfarë pret Ancelotti nga kjo sfidë, për më tepër që do të luajë në transfertë.

“Do të jetë një ndeshje më e komplikuar se në Superkupë, sepse Atletico është një skuadër shumë e fortë në shtëpi. Nuk mendoj se derbit e mëparshëm na japin një avantazh psikologjik.

Çdo ndeshje është e ndryshme. Provokimet në stadium gjatë ndeshjes? Nuk kemi punuar fare për këtë.

Po luajmë kundër një kundërshtari shumë të vështirë, është një ndeshje mes dy skuadrave që mund të fitojnë turneun dhe kjo flet për nivelin e duelit, aq më tepër që gjithçka do të vendosen në këtë ndeshje” – përfundoi trajneri i Real Madrid.

Atletico Madrid-Real Madrid do të luhet të enjten në mbrëmje duke nisur nga ora 21:30.

Next Post

Nga disfatat në fushë te problemet ekonomike, Barcelona e zhytur në halle

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.