• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana, Ahmataj: Te goli i dytë i Teutës kishte prekje me dorë, rregullorja thotë që është faull

19/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana u ndal në Durrës përballë Teutës në një barazim 2-2, me bardheblutë që shpërdoruan avantazhin e dy golave vetëm në fund. Trajneri i kryeqytetasve, Julian Ahmataj nuk ishte aspak i lumtur për rastin e golit të dytë, duke pretenduar për një prekje të topit me dorë.

“Nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat dhe nuk do merrem. Kështu që nuk kam asnjë dyshim për rastin. Mendoj se çdo prekje me dorë në sulm është faull, të paktën këtë e di nga rregullorja. E lëmë pas. Nuk merrem me këtë. Është një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Kundërshtari do të jepte maksimumin për të marrë. Nuk duhet t’i kishim zhytur aq poshtë.

Duhet ta kishim menaxhuar më mirë ndeshje. Presioni i rezultatit hyn te skuadra dhe kjo bën që mos ta menaxhosh mirë.

Unë nuk diskutova pamjet. Nuk diskutova asgjë për rastin. Thashë që nuk do merrem me arbitrin.

T’ia ulësh shokut me dorë, si nuk është prekje me dorë.

Normal që çdo skuadre i duhen lojtarë. Çdo skuadër ka nevojë për përforcime. Por në këtë ndeshje na mungoi dhe Najdovski, që në këtë ndeshje do ishte deçiziv. Kështu që ishim të detyruar të merrnim lojtarë nga akademia.

Mendoj që duhej menaxhuar më mirë ndeshja, sepse kundërshtari do të hidhej me të gjitha forcat. E gjithë ndeshja foli për ne. Po e marrim sikur u bë një dramë. Tirana bëri një lojë shumë të bukur. Ne nuk kemi thënë që s’e kemi problem largimin e Kainës apo Hasanit. Ne nuk i pengojmë lojtarët.

Duhet të përmirësohemi në vazhdimësi, sepse kemi potencial dhe në fazën defensive.

Duhet të mbanim kundërshtarët larg. Kjo gjë erdhi për shkak të mungesave që kishim”, tha Ahmataj për “MCN TV”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Milik: Kemi hapin e duhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.