• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Hap fals i “Bavarezëve”, Bayern turpërohet në “shtëpi” nga Werder Bremen

21/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Së bashku me “Aspirinat” e Bayer Leverkusen janë pretendentët për fitimin e këtij sezoni të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, mirëpo, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë marrë një “goditje” të fortë mesditën e kësaj të diele, teksa janë mundur, në “Allianz Arena”, me rezultatin minimal, 0 me 1, nga skuadra e Ëerder Bremen, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të këtij edicioni.

Goli i parë i sfidës erdhi që në minutën e 25’-të, me “fantazistin” gjerman, Justin Njinmah, i cili dërgon topin në rrjetën e Manuel Neuer, mirëpo pas një rishikimi me anë të sistemit VAR, festa e miqve të Bremen u anullua për shkak të një faulli gjatë ndërtimit të aksionit, mirëpo sfida nuk mbaroi me kaq, pasi “Jeshilët” e Werder gjetën sërish avantazhin, kësaj radhe në minutën e 59’-të, falë anësorit të krahut, Mitchell Wesier, i cili finalizon në mënyrë perfekte një aksion personal, duke zhytur topin në rrjetën “Bavareze”, për të siguruar fitoren.

Ky rezultat ndikon jo pak në garën për titull të Bayern Munich, teksa tashmë janë 7 pikë, pas “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, por sërish mbajnë shpresat për fitimin e Bundesliga-s, pasi kanë luajtur një ndeshje më pak se skuadra e Xabi Alonso. Në krahun tjetër, falë kësaj fitoreje, skuadra e Werder Bremen ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke u shkëputur plot 9 pikë nga zona e rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Next Post

Reali fitoi me fat në Madrid! Goli i dytë i Realit do të diskutohet gjatë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.