Friday, 25. September 2026
Sport

Kosova i kthehet përgatitjeve, me fokus te Austria

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, “Dardanët” i janë kthyer menjëherë punës, me fokus te sfida e radhës ndaj Austrisë, favoritit të grupit.
Për ndeshjen e së dielës, kombëtarja e Kosovës udhëton në Vjenë, për duelin me Austrinë, në kuadër të Ligës B, të Ligës së Kombeve, që luhet në stadiumin “Ernst Happel” nga ora 18:00.

Në stërvitjen e së premtes, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 16 futbollistë, ndërsa 11-shja startuese e ndeshjes së mbrëmshme zhvilloi seancën e rigjenerimit në hotel.

“Atmosfera në kampin dardan është pozitive dhe energjia është në nivelin më të lartë. Tashmë, i gjithë fokusi është te përgatitjet për sfidën e së dielës në Vjenë.
Një ndeshje e re. Një sfidë e re. E njëjta zemër për Kosovën”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës për stërvitjen e Dardanëve, para duelit me Austrinë.

 

Teilen: