• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Interit në ankth, agjenti i Lautaros për rinovimin: Jemi të qetë, por ende nuk ka marrëveshje

24/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiten, golashënuesi më i mirë dhe lider. Lautaro është qendra e Interit, një nga simbolet, njeriu i dhomës së zhveshjes, lojtari me dhuntinë vendimtare, ai që kur flet e bën këtë gjithmonë për të mirën e skuadrës që kur mban shiritin e trashëguar nga Handanoviç. Sulmuesi ende duket më i fortë, më i vendosur, vendimtar, brenda dhe jashtë fushës.

lautaro

Lidhja e tij me Interin rikonfirmohet praktikisht çdo ditë dhe rinovimi i kontratës së tij pritet nga tifozët, jo më pak se golat e tij. Por ende nuk ka një marrëveshje konkrete në këtë kuptim, sipas agjentit të tij.

Shumë aspekte për të diskutuar – “Lautaro është në nivele shumë të larta, atëherë gjetja e një marrëveshjeje nuk është e lehtë, ka shumë aspekte për të diskutuar. Sot nuk ka ende një marrëveshje të vërtetë, le të qëndrojmë të qetë dhe të flasim vazhdimisht me Interin”, tha Alejandro Kamano në Radio Sportiva. Kontaktet, sipas agjentit të “Toros”, janë të vazhdueshme, por momenti nuk duket ende i favorshëm për të vendosur gjithçka bardh e zi.

“Lautaro është i lumtur” – “Tani gjëja e rëndësishme është ekipi, momenti dhe ai është i lumtur”, siguroi ai. Të gjitha gjërat që për më tepër, vetë Lautaro i ka përsëritur shpesh në çdo intervistë. “Lautaro erdhi kur ishte djalë dhe ishte rritur shumë. Sot ai është një lojtar i pjekur, ai është kapiten, i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë nga kontrata e tij, ka shumë kohë për të folur, por le të negociojmë. Sot fokusi është të arrijmë mirë në Serie A dhe në Champions”, përfundoi Alejandro Kamano.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përjashtim pesëvjeçar nga stadiumet për tifozët që fyen Maignanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.