• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjithçka zyrtare, Phillips zyrtarizohet te “Çekanët” e West Ham

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë gjithçka është vendosur, “shkatërruesit” i mesfushës, së “Qytetarëve” të Manchester City, Kalvin Phillips nuk do të jetë më pjesë e kampionëve në fuqi të Evropës, me “gjigantët” anglezë të futbollit që kanë vendosur ta lënë të lirë, 28-vjeçarin, me këtë të fundit, që nuk po arrin dot të fitojë minutat e duhur, nën drejtimin e teknikut, Pep Guardiola.

 

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, mesfushori me tipare mbrojtësi e ka objektiv kryesor marrjen pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm nëse siguron kontratën me një ekip të ri dhe në këtë fushë, hyjnë në skenë, kampionët në fuqi, të UEFA Conference League.

Bëhet fjalë për “Çekanët” e West Ham, me skuadrën e drejtuar, nga tekniku, David Moyes, që ka arritur të mundë rivalitetin e Juventus, Barcelona e Newcastle, teksa tashmë raportohet se marrëveshja është konkretizuar, me “Blutë” e Mançesterit dhe të enjten që sapo lamë pas, “ylli” i mesfushës firmosi si lojtari më i ri i “Çekanëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e Kalvin Phillips, “Qytetarët” derdhën plot 49 milionë euro në arkat e Leeds United, verën e vitit 2022, mirëpo “shkatërruesi” nuk ia doli kurrë të kthehej në protagonist duke luajtur vetëm 31 ndeshje e shënuar 1 gol. Megjithatë, numri i pakët i ndeshje nuk ia kanë ndaluar fitimin e trofeve, teksa deri më tani ka fituar 1 Premier League, 1 FA Cup, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupës Evrope dhe 1 Botëror të Klubeve. /i.m /abcnews.al

Next Post

​Sot lansohet Programi Nacional “Sport në Shkolla”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.