Davide Fratezi ka një shans të madh të dielën në mbrëmje, kur do të luajë ndeshjen e dytë të tij si titullar në kampionat pas Empolit. Katër muaj e 126 ditë më vonë, për shkak të mungesës së Barelës dhe skualifikimit të tij, ai do të jetë në mesin e 11 titullarëve të Simone Inzagit, djaloshi që ka gjithçka për t’u bërë i madh dhe që, pavarësisht se ka luajtur kohë të kufizuar, ka treguar se mund të jetë një faktor në sezonin zikaltër.
SHEMBUJ DHE ANGAZHIM –
Shembuj nga e kaluara e afërt e Interit i japin shpresë Fratezit: Çalhanoglu u bë një nga lojtarët më të mirë në botë pas eksperimentit të Inzagit për të mbushur mungesën e Brozoviçit, ose Bisek që shfrytëzon në maksimum boshllëkun e lënë nga Pavar dhe tani është një që merret parasysh. Ish-lojtari i Sasuolos do të duhet ende të luftojë për minuta të qëndrueshme, treshja fillestare e mesfushës është e vështirë të minohet. Por nuk do të mungojnë shanset: Liga e Kampionëve është gati të rikthehet dhe rikuperimi kundër Atalantës është planifikuar për javën në vijim. Shumë angazhime, Inzagi do të ketë nevojë për të gjithë.
GOLA NGA PANKINA –
Fratezi mund ta vërë në vështirësi trajnerin. Një paraqitje e shkëlqyer në “Franchi” mund të tregojë Daviden e vërtetë. Kur ishte nisur në Empoli, sapo kishte shënuar golin e parë me fanellën zikaltër, kundër Milanit, për ta mbyllur derbin 5-1. E njëjta portë ku shënoi golin kundër Veronës, më pas goli në gjysmëfinale kundër Lacios, sërish nga pankina, ndërsa në Ligën e Kampioneve ai shënoi golin e vetëm të sezonit të tij si titullar, ndaj Benfikës.
NË “FRANCHI” –
4 gola në 3 ndeshje të ndryshme, duke luajtur më pak se 1000 minuta në total: jo keq. Shenjat e një Fratezi që mund të jetë vërtet një faktor, ndoshta edhe në një mesfushë me katër lojtarë (në fund kundër Veronës dhe Napolit në Superkupë Inzagi zgjodhi një 4-3-1-2, që do të lejojnë trajnerin të mbajë potencialisht të katër mesfushorët brenda). Davide është i qetë, ai e di që mundësitë e tij do të vijnë.
Duke filluar nga e diela, në një stadium ku ai ka shprehur më të mirën e tij me fanellën e Sasuolos: asist për Skamakën dhe gol në një pjesë të vetme, më 19 dhjetor 2021. Fiorentina rikuperoi më pas falë Torreirës dhe Vlahoviçit. Davide dhe Dushan tani duelojnë nga distanca për titullin, të dielën e ardhshme do të takohen sërish në “San Siro”, por tani Davide mendon vetëm për të shfrytëzuar mundësinë që do i jepet.
PANORAMASPORT.AL