Wednesday, 29. April 2026
Sport

Mallorca e Muriqit kundër Sociedadit në Kupë

GS 26/01/2024 1 Min. Lesezeit

Mallorca e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, do të luajë kundër Real Sociedadit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Mallorca në çerekfinale e eliminoi lideren e La Ligas spanjolle, Gironan, duke e mposhtur me rezultatin 3:2.

Me këtë fitore, Mallorca e ndali serinë e 17 ndeshjeve pa disfatë të klubit nga Katalonja.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Mbretit pas shortit të tërhequr të premten, do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Atletico e eliminoi Real Madridin në vazhdime 4:2, ndërsa Bilbao fitoi ndaj Barcelonës, po ashtu pas vazhdimeve.

Mallorca do të jetë vendëse në ndeshjen e parë, njësoj si Atletico Madridi.

Ndeshjet e para do të luhen në fillim të muajit shkurt, kurse ato kthyese, do të zhvillohen në fundin e muajit të ardhshëm.

Teilen: