Wednesday, 1. April 2026
Sport

Mourinho te Napoli? Presidenti De Laurentiis hedh poshtë zërat: Nuk është pjesë e planeve tona

GS 26/01/2024 1 Min. Lesezeit

Që pas shkarkimit nga Roma, në të gjitha mediat italiane përflitet se Mourinho është në bisedime me Napolin, për të qenë kështu trajneri i ardhshëm i të kaltërve.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur duke hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme.

“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona, nuk ka qenë diskutuar asnjëherë. Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka theksuar De Laurentiis dhe duke mohuar të gjitha thashethemet e merkatos./h.ll/abcnews.al

Teilen: