• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendim unik! Gjyqtari gaboi te penalltia, ndeshja mes Anderleht dhe Genk do të riluhet

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisionet Disiplinore të Federatës Belge të Futbollit kanë ndërmarrë një vendim shumë të veçantë, që krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Ndeshja mes Anderleht dhe Genk do të riluhet për shkak të një vendimi të gabuar të gjyqtarit në ekzekutimin e një penalltie.

ssdasdsdsdsddfsdf

Ndeshja e luajtur me 23 dhjetor, kishte përfunduar 2-1 për Anderlehtin, por në fund Genk kishte humbur një penallti me Heinen i cili pa Shmajkëll t’i grushtonte sferën. Jira Sor i Genk kishte shtyrë më pas topin në rrjetë, por me VAR ishte vërtetuar se kishte hyrë në zonë para goditjes ndaj goli ishte anuluar. Megjithatë, edhe dy lojtarë të Anderleht kishin hyrë në fushë para kohe dhe në këtë rast, sipas rregullores, penalltia duhej gjuajtur edhe një herë.

Rifillimi i lojës nga gjyqtari me rivënie të portierit ka sjellë protestat e Genk që i është drejtuar komisioneve disiplinore duke siguruar një vendim në favor të vet sot dhe tashmë pret të mësojë datën kur do të riluhet ndeshja.

Nga ana tjetër, Anderlehti ka reaguar ashpër duke e cilësuar vendimin të pakuptimtë e duke bërë të qartë që do ta apelonin në çdo instancë të mundshme. “Komisioni Disiplinor praktikisht thotë që nga tani e tutje, çdo gabim i një gjyqtari mund të sanksionohet si një gabim ndaj rregullave të lojës. Dhe prandaj çdo gjyqtarai do t’i duhet shumë më tepër kohë që të marrë vendime në fushën e lojës, me pasoja të rënda. Jemi të gjithë të tronditur nga vendimi”, tha Valter Damen, avokati i klubit të Anderleht.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

De Zerbi, një nga kandidatët për të zëvendësuar Kloppin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.