• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shprehet Giroud: Me Milanin është një histori dashurie

26/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi francez Olivier Giroud shprehet se ende nuk ka asnjë ide për të ardhmen e tij.

Kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor, ndaj ai pret ende të mësojë se ku do të luajë sezonin e ri.
“Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por e di që ndihem mirë këtu dhe se kam bërë gjëra të shkëlqyera me Milanin. E jona është një histori dashurie. Nuk e kemi trajtuar ende temën e rinovimit me klubin, do të shohim dhe do të vendosim më vonë”, tha Giroud.

“Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të fokusuar në objektivat e ekipit”, u shpreh më tej 37-vjeçari.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Stefano Pioli dhe të ardhmen e trajnerit kuqezi.

“A duhet të qëndrojë Pioli? Kur ishte në stuhi fola me të, gjithmonë duke i dhënë mbështetjen time. Unë i thashë: “Edhe unë kam qenë atje, nëse keni nevojë për mua, unë jam gjithmonë atje“, tha Giroud.

“Kur shënova kundër Romës, festova edhe për të. Trajneri dhe unë kemi një marrëdhënie besimi reciprok. Gjithmonë jap gjithçka për të dhe për ekipin dhe ai e di këtë”, tha francezi./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Kieza-Rabio ende jashtë, “në akull” për Interin. Vazhdon enigma e dëmtimeve për dy yjet e Juves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.