Saturday, 25. April 2026
Sport

Basketbollisti Thomas i Pejës shpallet MVP

GS 05/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pas ndeshjes së basketbollit, në mes të kampionit aktual të Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës, Peja e ka mposhtur skuadrën mysafire me rezultat 66:99.

Në këtë lojë ra në sy basketbollisti i Pejës, Larry Thomas, shkruan lajmi.net.

Ai arriti t’i shënojë 24 pikë, me tetë kërcime e pesë asistime.

Përmes kësaj, ai u shpall MVP nga Federata e Basketbollit të Kosovës. /Lajmi.net/

Teilen: