Saturday, 25. April 2026
Sport

“Dardanet” në grup me Maltën dhe Qipron

GS 06/02/2024 1 Min. Lesezeit

Basketbollistet e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian të shteteve të vogla, i cili këtë vit për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

Në shortin e tërhequr të martën në Munih të Gjermanisë, është përcaktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit A. Në këtë grup, bëjnë pjesë edhe Qipro dhe Malta.

Ndërkohë, pjesë e Grupit B, janë Norvegjia, Shqipëria, Andorra dhe Armenia. Ky kampionat i FIBA-s, do të mbahet në Prishtinë nga data 25 deri më 30 qershor të këtij viti.

Për basketbollistet e Kosovës, kjo do të jetë hera e tretë që do të paraqiten në Kampionatin Evropian për Shtete të vogla. Kosova debutoi në vitin 2021 në këtë kampionat, ku doli e treta kurse në vitin 2022, përfundoi e pesta.

Teilen: