• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat/ Nga goleadorët tek pikët dhe mbrojtja, Interi po rishkruan historinë

07/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter konkret dhe spektakolar. Simone Inzagi është duke i kombinuar të dyja në perfeksion. Po udhëheqin kampionatin me shifra të çmendura në të dyja fazat e lojës.

inter

Të udhëhequr nga kapiteni Lautaro, të gjithë marrin pjesë në festë. Asnjë skuadër në 3 kampionatet kryesorë të Europës nuk ka 3 futbollistë që të kenë shënuar të paktën 8 gola, ashtu si Lautaro, Çalha dhe Turam. Në dy ndeshje ndaj Juventusit kanë pësuar vetëm 2 goditje.

PIKËT- E dhëna e parë domethënëse lidhet me pikët e grumbulluara. Janë 57 pikë në 22 javë. Vetëm 9 pikë i kanë ikur nga duart nga humbja me Sasuolon dhe barazimet me Bolonjën, Juven dhe Xhenoan. Në histori, Interi ia ka dalë vetëm 1 herë të marrë më shumë pikë (60) në sezoni 2006-2007. Në atë kohë Juventusi ishte në Serinë B, Milan, Lazio dhe Fiorentina ishin të penalizuara. E vetmja që rivalizoi deri diku Interin ishte Roma e Spaletit.

STARTI- Nëse fundi i vitit 2023 futi në panik skuadrën me eliminimin nga Kupa e Italisë dhe gjysmë hapi fals në Marasi, fillimi i vitit ka qenë i jashtëzakonshëm. Vetëm dy herë, në vitin 1943 dhe 2007 Interi ka pasur një nisje perfekte. Pas fitores së vuajtur me Veronën dhe fitores 5-1 me Monzën, katër ndeshje pa pësuar gol duke llogaritur edhe ato dyja në Superkupën e Italisë.

GOLAT- Një tjetër rekord sa u përket golave të realizuar. Autogoli i Gatit në duelin me Juven e çoi në 22 numrin e ndeshjeve që Interi gjen golin radhazi. Vetëm Juventusi e ka bërë këtë gjë më parë. Mesatarja e golave është 2.3 për ndeshje dhe Interi është ekipi i vetëm mes 5 ligave më të forta në Europë që ka 3 lojtarë me nga 8 gola. Lautaro ka 19, Çalhanoglu 9 dhe Turam 8.

MBROJTJA- Forca më e madhe e Interit duket në diferencën e golave të shënuar dhe atyre të pësuar, 41. Më e larta në histori pas 22 ndeshjesh në Serinë A dhe rekordi mbahet po nga Interi i vitit 1961 që kishte diferencë +42. Impresionues janë numrat në mbrojtje, me portierin Zomer që ka mbajtur portën 14 herë të paprekur në kampionat. Juventusi bëri vetëm një gjysmëgoditje në kuadrat ditën e diel.

LAUTARO- Interi luan dhe fiton si skuadër, por Lautaro Martinez ka mesatare jashtëtokësori. Të dielën nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, por ai shënon praktikisht 1 gol për ndeshje. Ka arritur 19 në 20 sfida dhe kërkon që të thyejë rekorde. Kërkon 36 gola në sezon si Higuain dhe Imobile. Këta të fundit në fakt ishin disa gola më përpara, por më vonë u ndalën. “Il Toro” ka më shumë uri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Yjet e Chelseat pendohen që kanë nënshkruar kontrata afatgjate

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.