Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve nis në fundjavë. Ndeshjet e xhiros së 15-të janë: Deçani – Vëllaznimi, Vushtrria – Besa Famgas, Kastrioti – Trepça dhe Prishtina – Rahoveci.
Gara për titull të kampionit pritet të jetë shumë e fortë. Aktualisht Rahoveci udhëheq në tabelë me 28 pikë. Skuadra rahovecase i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e stinorit vjeshtor. Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 22 pikë. Trepça është e treta me 20 pikë, ndërsa pason Kastrioti me 16 pikë dhe Prishtina me 14 pikë. Deçani, Vushtrria e Vëllaznimi janë në tri pozitat e fundit.
Kastrioti në afatin kalimtar të janarit është forcuar dhe pritet të përfshihet në garë për trofe.