Tuesday, 17. March 2026
Sport

Arsenali nxjerr në shitje Havertzin

GS 13/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Kai Havertz pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit pas vetëm një edicioni.

Bëhet e ditur se ekipi nga Londra e ka nxjerr gjermanin në shitje dhe është në pritje të ofertave pas përfundimit të këtij edicioni.

Tek Arsenali nuk janë të kënaqur me 24-vjeçarin, i cili nuk e ka bindur trajnerin Mikel Arteta me paraqitjet e tij.

Ai në verën e shkuar iu bashkua Arsenalit na Chelsea për 75 milionë euro, ndërsa këtë edicion ka shënuar 5 gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.

Havertz ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2028 dhe ekipi anglez për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Teilen: