Tuesday, 20. January 2026
Sport

Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin, sfidohen në qershor nga Estonia e Austria

GS 14/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Zvicrës përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar zhvillimin e dy miqësoreve para ndeshjeve të “Euro 2024”.

Më 4 qershor, “Helvetikët” e trajnerit Murat Jakin luajnë ndaj Estonisë, në Luzern. Kurse më 8 qershor kundër Austrisë, në St.Gallen.

Kujtojmë që para qershorit, Zvicra e shqiptarëve do t’i luajë dy miqësore, ndaj Danimarkës dhe Republikës së Irlandës.

Në “Euro 2024”, Zvicra është në grup së bashku me Hungarinë, Skocinë dhe Gjermaninë.

Teilen: